Policia e Gjirokastrës, mësyn për kapjen e personave që drejtojnë automjete pa dokumente dhe pa leje drejtimi. Rasti më i fundit është shënuar sot kur është arrestuar në flagrancë një i ri pasi drejtonte motoçikletën pa leje drejtimi dhe të pa pajisur me targa. Policia bën të ditur se rasti është shënuar në rrugën “Vasil Laboviti” teksa është prangosur Ervis Demçe 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky i fundit nuk kishte leje drejtimi për motocikletën tip NHEETA e madje qarkullonte pa targa. Për këtë rast, rrugorët e Gjirokastrës, e kanë përcjellë cështjen në organin e akuzës për veprime të mëtejshme.