Pranga 23 vjecarit-drejtonte makinë pa dokumente

Aksionet e Policisë Rajonale, janë shtrirë mjaft në identifikimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë pa leje qarkullimi dhe pa leje drejtimi. Rasti më i fundit është shënuar sot ku uniformat blu, kanë arrestuar Elvis Kapajn 23 vjec nga fshati Toc i Tepelenës. Kanë qenë shërbimet policore, ato që zbuluan rastësisht Kapajn teksa drejtonte automjetin tip Opel me targa GJ0796B ku nuk korrenspondonte kjo targë me mjetin. Pas verifikimeve, u vërtetua se targa i përkiste një mjeti tjetër e gjithashtu edhe dokumentacionet që serviri vetë Kapaj policisë. Për këtë, ai është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Gjirokastrës dhe më pas u arrestua. Materialet i kaluan organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment