Pranga 23 vjecarit nga Dukaj, posedonte 34 kg kamabis

Policia e Tepelenës, ka ndërhyrë një ditë më parë, për sekuestron e një sasie të konsiderueshme marijuane, të fshehur në banesën e Ervis Fejzos nga fshati Dukaj në Tepelenë. Burimet policore, kanë bërë të ditur se operacioni i policisë i pagëzuar me emrin “Liqeni”, u finalizua me arrestimin e poseduesit të marijuanës dhe sekuestron e lëndës narkotike me peshë 34 kg. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ata që prangosën në flagrancë Ervis Fejzon 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës. Informacionet e marra në terren, ishin ato që vërtetuan se 23 vjecari, posedonte lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në banesën e tij. Menjëherë uniformat blu, janë mjaftuar duke ushruar kontroll në banesë dhe jashtë saj. Në afërsi të vendit ku jeton 23 vjecari, u gjet një armë gjahu dhe vec saj, më pas u zbulua sasia e marijuanës në brendësi të disa thasëve dhe disa kutive kartoni. Mbi 23 vjecarin, rëndon vepra penale e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive. Materialet, i kaluan organit të akuzës në Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment