Pranga afganit, tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë britanike

0
777

Një afgan bie në pranga me një pasaportë britanike. Afgani Ahmad Mansour 27 vjeç, ka dashur të hyjë në Shqipëri por tentativa e tij, ka rezultuar e dështuar pasi është ndaluar nga kontrollorët e pasaportave në Kakavije.

Mansour mendohet se është kontigjent i refugjatëve të larguar nga zonat konfliktuale ku hyn edhe Afganistani dhe ka qenë i strehuar në një prej kampeve në Greqi ku me shumë gjasa në Konicë ku ndodhet edhe pika më e madhe e strehimit të tyre nga Lindja e Mesme dhe e Largët në zonën e veriut të Greqisë.

Duket se afgani, ka dashur të arratiset nga Greqia drejt perëndimit tranzit nga Shqipëria dhe për këtë, ka shfrytëzuar një pasaportë britanike e cila mbante emrin e një britaniku që jeton në Hammersmith.

Shenjat e qarta në pasaportën e Mbretërisë së Bashkuar si emri dhe fotoja që nuk i përafrohej, e kanë zbuluar identitetin real të afganit i cili në fund është dorëzuar duke pranuar se kishte falsifikuar pasaportën britanike.

Ndaj tij rëndon vepra penale e falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here