Tjetër arrestim nga Policia e Gjirokastrës për drejtim automjeti pa patentë. Antonel Hoxha 24 vjec nga Vlora, është arrestuar sot nga Policia e Gjirokastrës pasi drejtonte një automjet pa pasur leje drejtimi. Burimet policore, kanë saktësuar se kanë qenë shërbimet e Policisë Rrugore, ato që zbuluan rastin në fjalë duke e denoncuar tek policia vendore. Hoxha është kapur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në “Urën e Kardhiqit” teksa ishte duke drejtuar mjetin tip “Mercedez-Benz” me targa AA049LC, pa leje drejtimi. Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorise për veprime të mëtejshme. Ky është rasti i tretë brenda një jave, që Policia Rrugore, bëhet protagoniste e arrestimeve të drejtuesve të mjeteve pa leje drejtimi.