Pranga Harizit me droge, ne kerkim 2 vellezer, gjendet 170 kg kanabis dhe arme zjarri

0
419

Policia nuk ndalet në aksionet e saj ditën e sotme, për shfarrosjen e hashashit në Tepelenë. Një tjetër sasi kanabis prej 170 kg, është sekuestruar disa minuta më parë. Tok me të, janë gjetur edhe dy armë zjarri, si dhe arrestuar poseduesi i lëndës narkotike. Policia e Tepelenës, së fundi si rezultat i operacionit në fshatin Matohasanaj në pjesën veriperëndimore të Tepelenës në ish Komunën Lopës, në pjesën malore të fshatit, në një stallë, është arrestuar në flagrancë, Adhurim Harizi 35 vjeç, banor i këtij fshati. Nga kontrolli i ushtruar në stallë, policia zbuloi 50 kg kanabis i përpunuar, si dhe rreth 60 kg në proces tharje. Njëkohësisht, në pjesën malore të fshatit Zhapokikë në zonën verilindore të Tepelenës, u gjetën 60 kg kanabis brenda 6 thasëve. Në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik model “56”, si një pushkë 10-she. Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit E.H dhe R.H.

Shkruaj nje koment