Pranga lazaratasit të shumëkërkuar për kultivim kanabisi

0
145

Policia e Gjirokastrës, ka kapur një të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Bëhet fjalë për Ali Bashën 50 vjecar nga fshati Lazarat.

Personi në fjalë sipas informacioneve zyrtare, rezulton të jetë person i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 3.5 vjet burg për kultivim të bimëve narkotike.

Kanë qenë specialistët e seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, ata që ndaluan Bashën një ditë më parë në një prej ambjenteve publike në qytetin e Gjirokastrës teksa ishte nën shoqërinë e disa personave. Organi i akuzës në Gjirokastër pati lëshuar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Faktit e cila e ka dënuar lazaratasin në mungesë me 3.5 vjet burg për kultivim droge.

Koha e arrestimit dhe e dënimit të 50 vjecarit nga Lazarati, nuk bëhet e ditur nga Policia e Gjirokastrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here