Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë Rrugore. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë Dhimitër Zoton 60 vjeç banor i fshatit Kakavije. Burimet zyrtare kanë konfirmuar se 60 vjecari u arrestua, pasi sot rreth orës 09:30 në lagjen “18 Shtatori” në rrugën kryesore, kishte parkuar paralel automjetin e tij me targa greke INZ7767 në kundërshtim me kodin rrugor. Për pasojë kjo shkelje është konstatuar nga punonjësit e qarkullimit rrugor. Në momentin kur po ndërmerrej masë administrative ndaj tij, vetë 60 vjecari Zoto, ka nxjerrë nga xhepi një kartmonedhë prerje 1000 lekëshe, duke tentuar t’ia japi punonjësit që përgatiste gjobën. Ky veprim ka qenë i pafalshëm për policin rrugor cka ka reaguar menjëherë duke lajmëruar patrullën për arrestimin e 60 vjecarit. Pasi është arrestuar 60 vjecarit minoritar, i është gjetur dhe sekuestruar kartemonedha e prerjes 1000 lekëshe, si dhe sekuestrimi i automjetit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Ky është rasti i parë i arrestimit për tentativë korrupsioni ndaj bluve në Gjirokastër.