Pranga shoferit të alkoolizuar

0
619

Shënohet rasti i dytë brenda një jave, i prangosjes së personave që drejtojnë automjet në gjendje të alkoolizuar. Ersid Sinani 24vjec nga Memaliaj, është prangosur para disa orësh nga blutë e Tepelenës për veprën penale të drejtim automjeti në gjendje të dehur. Kanë qenë shërbimet e qarkullimit rrugor ato që kanë arrestuar të riun nga Memaliaj pasi rreth orës 06:30 të së shtunës, në aksin rrugor nacional Memaliaj-Krahës, kanë identifikuar drejtuesin e mjetit në gjendje të dehur teksa udhëtonte në drejtimin verior. Sipas policisë, i riu nga Memaliaj, qarkullonte i alkoolizuar me automjetin tip “BMW” me targa GJ0251B dhe ajo cfarë e ka zbuluar, ka qenë manovrimi i gabuar duke dalë në krahun e kundërt shoqëruar me përplasjen ballore me taksinë “Mercedez-Benz” me targa AC497T. Përplasja përvecse dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk ka shkaktuar lëndime të pasagjerëve në të. Pas kësaj, Sinani, është arrestuar dhe shoqëruar për në dhomat e paraburgimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here