Një 20 vjecar, është arrestuar në flagrancë për trafikimin e 7.2 kg kanabis drerjt Greqisë. Ngjarja ka ndodhur sot në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes kur specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar në flagrancë Florian Spore 20 vjeç nga Gjirokastra. Prezenca e kanabisit, është diktuar nga kontrollorët e Policisë Kufitare në automjetin tip “Mercedez-Benz” me targa AA024HI ku drejtohej nga Spore teksa u dyshua se ai po transportonte marijuanë në drejtim të Greqisë. Sapo mjeti ka kaluar në vijën e dytë kufitare, është ushtruar një kontroll i rreptë në pjesën e motorrit nga ana e policëve kufitar. Aty janë zbuluar 12 pako me kanabis me peshë totale 7.2 kg. Vetë Spore, nuk ka reaguar ndërkohë që policët kanë frenuar rrugëtimin e mëtejshëm të tij drejt Greqisë. Menjëherë 20 vjecari Spore është arrestuar dhe dërguar në kryeqytet pasi cështja i kaloi për shqyrtim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Rasti i sotëm është i pesti këtë vit, që Policia Kufitare, zbulon sasi narkotike në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.