Pranga “trafikantit” për 50 gram hashash drejt Greqisë

Për 50 gram hashash, Policia e Kakavijes, arreston një 30 vjecar nga Lushnja. Emiliano Çuko 30 vjeç është arrestuar nga forcat e Policisë Kufitare të Kakavijes një ditë më parë. Sipas informacioneve zyrtare, kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Policinë Rajonale të Gjirokastrës, ata që prangosën lushnjarin i cili u justifikua në momentin e kapjes, se sasia ishte për përdorim vetjak dhe se nuk kishte për qëllim trafimimin e saj drejt Greqisë. Mirëpo kjo nuk e ka shpëtuar atë nga arrestimi. Cuko ishte duke kaluar për në Greqi i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Pasi ka vendosur vulën dalëse në pasaportën e tij në territorin shqiptar, në vijën e dytë kufitare  ndaj tij është ushtruar kontroll fizik nga punonjësit e Policisë Kufitare pasi ngjallën dyshime. Në xhepin e majtë të pantallonave, i’u gjet sasia e marijuanës e ndarë në 2 qese të vogla plasmasi e cila më pas u sekuesyrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për hetim të mëtejshëm nëse Cuko është përdorues i kanabisit, apo trafikant i saj.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment