Prapë kanabis në Tepelenë, asgjesohen 203 rrënjë, kultivuesi në arrati

0
151

Droga në Tepelenë, po kapet përditë dhe po asgjesohet nga uniformat blu.

Rasti më i fundit është shënuar një ditë më parë kur uniformat blu të Policisë së Tepelenës, kanë arritur të zbulojnë dhe më pas të asgjesojnë, një sasi prej 203 bimësh kanabis sativa. Bimët narkotike, kanë qenë të kultivuara në fshatin Luftinjë rreth 20 km në verilindje të Tepelenës. Burimet policore, kanë bërë të ditur se kanabisi, kultivohej në një territor pronë e shtetit në vendin e quajtur Maja e Korijes.

Parcela me kanabisin e kultivuar, është pikasur një ditë më parë nga inspektorë të zonës, të cilët kanë informuar Policinë e Tepelenës dhe kjo e fundit ka ndërhyrë duke asgjesuar të 203 bimët e kanabisit.

Policia ndërkaq, është vënë në ndjekje të kultivuesve të cilët mendohet se janë nga zona e Buzit.

Në 21 aksionet e fundit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, vetëm në 3 prej tyre, kanë rezultuar me kultivues të arrestuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here