Prefekti i Gjirokastrës, kontakte me biznesin fason, për punësimin

0
144

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, në kërkim të zbutjes së varfërisë.

Sot përfaqësuesi më i lartë i qeverisë shqiptare në jug të vendit, nisur edhe nga riorganizimi i skemës së ndihmës ekonomike, ka organizuar takime pune pranë ambjenteve të ndërmarrjeve fasone me drejtues të këtyre bizneseve.

Qëllimi ka qenë njohja nga afër e mundësive që ofron ky treg pune.

Sipërmarrësit fasonë gjatë kontaktit me prefektin e Gjirokastrës, shprehën gatshmërinë e tyre për rritjen e kapacitetetve të punësimit dhe përmirësimin e kushteve në punë të të interesuarve. Madje vetë pronarët e këtyre linjave prodhuese kanë ofruar transportin e punonjësve të rinj nga rrethet e tjera brenda Qarkut, së bashku me ofrimin e kujdesit për fëmijët me ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve pranë bizneseve të tyre.

Papunësia në Gjirokastër është në shifra alarmante, ndërkohë që barra sociale është rritur mjaft falë edhe heqjes nga skema e ndihjmës ekonomike të dhjetëra familjeve të varfëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here