Prefekti i Qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka pritur në një takim Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër z. Lambros Kakissis.
Prefekti i qarkut ka falenderuar Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë për përkrahjen dhe qëndrimin e mbajtur të Qeverisë Greke gjatë procesit të çeljes së negociatave për Shqipërinë, rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Konsulli i Përgjithshëm z. Lambros Kakissis ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të plotë nga pala greke në zgjidhjen e problematikave të komunitetit të Qarkut Gjirokastër dhe në veçanti të minoritetit grek në rajon.
