Prej dy vitesh në kërkim arrestohet në Kakavijë 30 vjeçari

0
221

Prej dy vitesh ishte në kërkim nga autoritetet greke, por u arrestua në doganën e Kakavijes teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar në Igumenicë të Greqisë më 31 Tetor 2017 duke transportuar me makinë 10.2 kilogramë kanabis. Por pas arrestimit, 30-vjeçari ishte arratisur dhe ishte dënuar në mungesë nga gjykata greke me 13 vite burgim dhe gjobë prej 100 mijë Eurosh.
Sot ai është arrestuar sërish në doganën e Kakavijes nga pala greke. 30-vjeçari shqiptar po tentonte të hynte në Shqipëri, kur u zbulua nga policët kufitarë se ishte person në kërkim ndaj të cilit ka vendim gjyqësor.
Shqiptari u transportua në burgun e Stavraki për të vuajtur dënimin e dhënë ndaj tij në mungesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here