Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 71 vjeç.
Lideri historik i PS, Fatos Nano u shtrua para disa javësh në një spital privat në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.
Mësohet se ai ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, por aktualisht gjendja është e stabilizuar.
Nano ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë. Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë u shkëput nga politika në vitin 2005.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.