Premtime, fasadë dhe maskaradë me fukarallëkun/ Braho thirrje “doktorit” : Hidh sytë nga turizmi , mendo për ekonominë e Gjirokastrës

0
129

Nga Gramoz Braho

Të nderuar qytetarë,
Si qytetar i këtij qyteti, si përfaqësues politik dhe njëkohësisht si miku juaj e ndjej detyrim reagimin nëpërmjet këtij statusi për disa arsye!
1.Bashkia reagon nëpërmjet Doktorit për thirrje ndaj qytetarëve dhe për zbatimin e masave të marra nga ana e qeverisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.
Si mundet të kërkojnë institucionet shtetërorë zbatimin e ligjit nëpërmjet përfaqësuesit institucional kur vetë qeveria dhe institucionet i kanë vendosur ” çizmen në fyt” ligjit!
Si mundet kjo qeveri kaq hipokrite, kur flasin për zbatueshmëri dhe vetë janë kokë e këmbë në shkelje flagrante!
2.Asnjë transparencë, shifra fiktive për të ulëritur, asnjë masë e marrë nëpërmjet politikave sociale, asnjë lehtësim për familjet e papuna, vetëm pako, pako dhe foto gjithandej!
3.Premtime, fasadë dhe maskaradë me fukarallëkun!
Një pyetje e drejtpërdrejt Doktorit, qyteti i Gjirokastrës është 70% i varur nga turizmi, ju doktor keni menduar një videokonferencë me përfaqësuesit e turizmin ti pyesni për situatën që po kalojnë?
Joooo për ju dhe institucionet vendorë ka rëndësi lulet ” Mimoza” dhe ” Lule dele” se turizmi për ato ka nevojë!
Nëse mbjell një lule, këtë se bëni ju por agjensia e pastrim gjelbërimit që familjarët, bizneset paguajnë taksat dhe tarifat vendore.
Kjo situatë, ky virus, KOVID – 19 i cili po rrezikon çdo ditë shëndeti tonë, rrezikon duke larguar çdo ditë bashkjetesën tonë sociale, ky virus po na tregon se ” Maliqi” ligjin e bën si të dojë!
PEISH, bën thirrje, institucionet e pushtetit Lokal Gjirokastër, të konsultohen sa më shpejt me grupet e interesit, transparencë, transparencë dhe vetëm transparencë, kjo do na ndihmojë që këtë situatë e cila ka zaptuar botën, ta kalojmë me sukses por të mendojmë dhe rimëkëmbjen përsëri.
Gjendja e situatës së Emergjencës Civile u zgjat deri në qershor, por asnjë plan nga Bashkia nuk është parashikuar për situatën deri në fund të qershorit, megjithëse koha do mbajë për klipe bamirësie!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here