Premtimi i Ramës për pagat, Fuga: Vendim për të ndikuar te vota, nuk do rritet fuqia blerëse

0
101

Akademiku Artan Fuga i ftuar në studion e News24 komentoi premtimin e kryeminsitrit Rama për rritjen e pagave në sektorin publik.

Fuga deklaroi se vendimi është marrë për të ndikuar te vota e qytetarëve.

Po ashtu akademiku shtoi se rritja e pagave nuk do sjellë rritje të fuqisë blerëse nëse shoqërohet me ngritje të çmimeve dhe se do kriojë një hendek pabarazie në shqëri mes sektorit publik dhe atij privat.

“Në planin juridik mbi rritjen e pagave para zgjedhjeve mendoj se mund të fshihesh rreth një neni. Nëse neni shkruhet ashtu, gjykatësi e interpreton sipas gërmës. Unë e kuptoj qëndrimin e Celibashit sepse fundja çfarë do thoshte, do penalizoj kryeministrin, ai nuk e ka atë kompetencë. Ai e ka interpretuar si jurist që është. Ai ka kapur aspektin formal të diskutimit.

E dyta, fakti që shpërndahen disa para, kam tendencën të them që njerëzit më mirë t’i marrin se sa mos t’i marrin. Sikur t’i jepte para 4 muajve çfarë do ndodhte? Në Shqipëri ndodh në këto mënyra për të ndikuar votën, është padyshim për të ndikuar votën, nuk e diskutoj. Në fund të fundit është një nga funksionet e votës, për të bërë presion edhe financiarisht.

Së treti kam një dyshim që gjithë paratë që alokohen në forma administrative burokratike kanë probleme të mëdha. Për 30 vite paga ime mund të jetë rritur 15 herë. Pyetja është a kam sot fuqi blerëse me të madhe se para 30 viteve, kjo do të thotë se nëse ka rritje çmimesh bashkë me pagën, nuk ka rritje reale të vlerës si forcë blerëse në treg. Rreziku i dytë është se nëse rriten disa shtresa, me rritjen e çmimeve ajo bie mbi kurrizin e atyre që nuk u rritet paga. Kjo rrit hendekun e pabarazive në shoqëri”, deklaroi ai.

Shkruaj nje koment