Premtimi për 300 mijë vende pune, Ahmetaj: Nëse shihet me lupë janë aty

0
177

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë konferencës së sotme ka bërë një bilanc të politikave të qeverisë që sipas tij kanë ndikuar te qytetarët.
Ahmetaj ka folur për premtimin e qeverisë të vitit 2013 për 300 mijë vende të reja pune, duke theksuar se nëse shihet me lupë dhe jo me emocione politike atëhere shifrat janë aty.
“Ai diskutimi pa shifra që bëhet në çdo terren ku janë 300 mijë të punësuarit, kur shihet me lupë të shëndetshme, dhe jo me emocione politike numrat janë aty, siç është konsumi dhe bizneset”,- tha Ahmetaj.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj, gjithashtu deklaroi se numri i bizneseve të vogla është shtuar me tre herë, duke e trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe gjenerim të të ardhurave familjare.
“Po ta keni parë në vazhdimësi mazhorancën, kryeministrin e ka trajtuar biznesin e vogël si gjenerim punësimi dhe gjenerim të ardhurave familjare. Kjo është politikë sociale. Kush fiton më shumë paguan më shumë’. S’duhet ta harrojmë këtë moto sepse është premtim i mbajtur. Në themel ky buxhet ka pasur pagën mesatare dhe pagat e administratës. Numri i të punësuarve në administratë ka rënë nga 101 mijë në 86 mijë. Progresiviteti i ktheu para në xhep shtresës së mesme dhe personave me të ardhura të ulëta.
Për shtresat vulnerabël, ne jemi nga vendet që paguajmë në raport me popullsinë paguajmë më shumë, duket sikur jemi në luftë, por buxheti ka marrë përsipër të paguajë për këta persona, 31 milionë dollarë më shumë se në 2013. I lanë pa bukë këta. Ata që sot gërvishtin grykën, me nocione opozitare, më sqaroni këtë, historia na ndihmon të mos paguajmë”-tha Ahmetaj.

Shkruaj nje koment