Prerja e druve në Zagori, reagon shoqata Zagoria: Edhe durimi ka një kufi

0
180

Qytetarët e Zagorisë me anë të Shoqatës Zagoria kanë denoncuar publikisht prerjen e pyjeve në Zagori.

Ata akuzojnë institucionin e Bashkisë Libohovë për shkatërrimin e disa hektarëve pyje në këtë zonë dhe prerjen e disa qindra metër kub dru që prej vitit 2016 e deri më sot.

Sipas tyre kjo ka ndodhur si rezultat i akteve korruptive nga personat përgjegjës në këtë institucion me qëllim përfitimi dhe në shpërdorim të detyrës.

Qytetarët e Zagories deklarojnë se, pasi kanë ndërmarrë të gjithë hapat institucionalë dhe ligjorë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, kanë hasur në indiferentizëm dhe burokraci nga institucionet përgjegjëse, ndaj në vazhdim ata do të kujdesen vetë për ruajtjen e pasurive të tyre natyrore.

Deklarata e plotë e Shoqatës Zagoria:

“Të nderuar Zagoritë kudo që jeni,
Të nderuar Miq të faqes tonë.

Në faqen tonë, shpesh herë janë trajtuar probleme të cilat shqetesojnë banorët e Zagories por edhe më gjerë. Një nga problemet dhe shqetësimet e ngritura nga ne, ka qënë edhe prerja e pyjeve të Zagories nga një firmë e cila ka kontratë me Bashkinë Libohovë.

Siç ju kemi vënë në dijeni edhe më parë, prerja e pyjeve ka filluar në Nentor të vitit 2016 – Prill 2017 ( Në pyllin Dërrmaz-Shëmitra ) duke vijuar përsëri më vonë në Nëntor 2017 – Mars 2018 ( Në pyllin e Katalit mbi fshatin Topovë ).

Justifikimi nga ana e bashkisë është se firma po pret dru për shkollat që ndodhen në territorin e bashkisë.

Nga investigimet tona, rezulton se në të gjithë territorin e bashkisë janë në funksion 16 shkolla pasi të tjerat janë mbyllur. Të gjithë e dimë që në vitet e kaluara,bashkë me Shkollën e Mesme Bujqësore të Nivanit, ishin 10 shkolla në territorin e ish Komunës Zagori ndërsa sot janë në funksion vetëm katër prej tyre. Në të gjitha këto shkolla janë përdorur dru për tu ngrohur nxenesit në stinën e dimrit por në gjithe këto dekada që kanë kaluar, asnjë pyll në Zagori nuk është shkatërruar për shkak të ngrohjes së shkollave me dru zjarri. Historikisht, në çdo shkollë, janë konsumuar per ngrohje reth 3-4 meter kub dru ne vit ndersa tani për 16 shkolla duhen prerë me qindra metër kub dru.

Ne si shoqatë kemi kontaktuar me Bashkine Libohove që kur filloi prerja e druve në pyllin Shemitra-Dermaz në Nentor 2016, por na u tha që firma do presi disa metra kub dru dhe do iki. Kur pamë që firma po vazhdonte prerjen e pyllit pa kriter ne reaguam persëri kundrejt Bashkisë Libohovë. Nga ana e bashkisë na u tha që nuk do të priten me dru në Zagori dhe verbalisht thanë se kontrata që bashkia kishte me firmën ishte një pakujdesi ose një “gabim” i punonjësve të bashkisë.

Me naivitietin tonë e pranuam si të mireqene këtë fakt me shpresen se në të ardhmen nuk do të priteshin me pyje në Zagori. Në Nëntror 2017 pamë se e njejta firmë që kishte prerë pyllin në Dërmaz-Shemitra, filloi të priste dru në pyllin e Katalit mbi fshatin Topove. Ne si shoqatë, të shqetesuar nga ky veprim i përsëritur, kontaktuam perseri Bashkine Libohovesi dhe të pësë deputetet e Qarkut Gjirokaster. Nga bashkia morem pergjigje se “ Zagoria nuk mund të trajtohet si ishull i veçantë dhe pyjet e Zagories janë prioritet i Bashkisë Libohovë” ndersa nga deputetet e qarkut reagoi vetem Z. Flamur Golemi i cili na tha “ do ta ndjek si problem por pyjet janë prioriteti jonë ”.

Duke krahasuar pergjigjet me atë që po ndodhte në terren si dy gjera diamtralisht të kundërta, vendosëm të kontaktojmë me mediat lokale dhe ato qendrore si dhe institucionin shtetëror pergjegjës Inspektoriatin Shteteror të Mjedisit dhe Pyjeve, Dega Rajonale Gjirokaster. Kontaktuam gjithashtu edhe emisionin Fiks Fare ne Top Channel, gazetarët e të cilit erdhen dhe bënë filmime në terren ne prezencen e kryetares se Bashkisë Libohovë, por kronika nuk u transmetua pasi si problem u trajtua në edicionet informative të lajmeve.

Në datën 26 Nëntor 2017 kemi shkuar në terren me Gazetarin e Top Channel dhe kemi filmuar procësin e prerjes së pyllit nga punetorët e firmës. Po atë ditë erdhen edhe specialistët e Inspektoriatit Shteteror të Mjedisit dhe Pyjeve nga Gjirokastra të cilët, pas verifikimeve që bënë në terren, rezultoi se firma ishte në shkelje dhe pasi bënë llogaritjen e demit të kryer nga firma, gjobiten Gjobiten Bashkinë Libohove për shkak të pakujdesisë të treguar për prerje lastaresh dhe fidanë pemësh të ndryshme, por prerjen e pyllit nuk e ndalen pasi sipas tyre ishte e ligjshme.

Gjithashtu u jemi drejtuar zyrtarisht Z. Edi Rama, Z. Blendi Klosi ( Ministër i Turizmit dhe Mjedisit ), Znj. Ornela Çuçi ( Zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisist ), Z. Edison Konomi ( Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Mjedisit ) , Z. Ylli Hoxha ( Drejtor i Pyjeve në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ). Nga përgjigjet e marra ( pervec Z. Rama dhe Z. Klosi ). Përgjigjet ishin “ Prerja e pyllit është e jashtëligjshme por është jashtë kopetencave tona” ose “ Ju falenderojmë për shqetësimin tuaj për pyjet, Ju mbështesim. Pyjet janë prioriteti jonë. Nuk do lëme të pritet asnjë pemë në Zagori.. etj etj bla bla bla”.

Ndërkohë që ne bënim “pingpong” me shkresa, prerja e pyllit të Katalit vazhdonte pa me te voglin shqetësim. Me këto kushte, vendosëm të vazhdonim betejën ligjore me shtetin dhe bëmë një kallezim në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Prokuroria e Gjirokastrës pasi mori në shqyrtim çeshtjen filloi me investigimet në terren. Pa dashur të vlerësojmë punën e prokurorisë dhe përpjekjet e tyre, ne dime të themi një gjë: Firma vazhdoi prerjen pa asnjë problem deri para disa ditësh, ku u largua pasi e kishte përmbushur qëllimin për këtë sezon.

Ne si Zagoritë, shpresonim dhe shpresojmë tek forca e ligjit dhe tek respektimi i tij. Kjo ka qënë edhe arsyeja përse kemi ndjekur vetëm rrugën ligjore, por siç faktet e tregojnë, rruga ligjore nuk e ndali masakren dhe krimin në pyjet e Zagorisë.

Edhe ky sezon i prerjes se pyjeve përfundoi me sukses për firmën dhe bashkinë por ajo që na shqetëson është pyetja: Çfarë do ndodhi sezonin e ardhshëm Nëntor 2018-Mars 2019? A do të ketë me prerje pyjesh në Zagori ? Dhe me shumë gjasa historia do vazhdojë.

Ne vërtet humbëm në betejën tonë për të mbrojtur pyjet deri tani pasi si njerëz të arsimuar dhe të qytetëruar shpresuam shumë tek rruga ligjore. Por edhe durimi ka një kufi. Duke përmendur edhe një fjalë vlerësusese të kryeministrit Z. Rama që tha për disa drejtore të tij, ne po themi: Kaq e LESHTË është kjo administratë? Artistë të letrave dhe të përgjigjeve shembullore, kriminele, te babëzitur dhe llupsarë të pangopur nga përfitimet e jashtëligjshme për shkak të detyrave që kanë. Historia do vleresoje shumë nga ju dhe do t’ju nxjerri në pah vlerat e verteta si dhe pasojat që do lini pas nga një detyrë e pamerituar. Ju jeni kalimtarë,drejtusit ikin dhe vijnë, pasojat ngelen dhe i vuajmë ne. Sa grabitqarë kanë parë këto pyje në jetën e tyre, kurrësesi nuk e ulin kokën përballë nje dorë shkaterruese e cila është krejtesisht kalimtare.

Pavaresisht dëmit të ndodhur deri tani, ne e respektuam shtetin dhe ligjin. Tani e tutje do ti mbrojme pyjet me forcë, si një domosdoshmeri në këtë situatë talljesh dhe thikash mbas shpine. Dhe koha do ta tregoje këtë shumë shpejt. Shikoni në fotot bashkengjitur se si ka qënë pylli i Derrmaz-Shemitra në vitin 2015 dhe si është katandisur tani. Është prerë rreth tëtë hektar pyll. Nuk jemi jurist që ta provojmë dejure, por të gjithë e dime dë fakto që drutë e atij pylli janë shitur nga firma në Gjirokaster e më gjerë, duke përfituar kështu të holla të cilat kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve.

Shumë shpejt do bëjmë edhe llogaritjen e sipërfaqes që është dëmtuar në pyllin e Katalit. Shkollat janë institucione që duhet te japin dije dhe të gjithe kemi respekt për këto institucione pasi prej tyre buron e ardhmja dhe zhvillimi i shoqërisë. Por disa njerez grabitqarë kërkojnë që ti përdori këto institucione si mburojë duke i kthyer drutë e shkollave në një vegël për shkatërrimin e pyjeve dhe për përfitime personale. Ketij veprimi do ti japim fund shumë shpejt, me forcen e ligjit dhe me forcën e hymanizmit si një domosdoshmëri për të jetuar në paqe me natyrën dhe me veten.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here