Presidenti i Luftëtarit: Bashkia Gjirokastër 0 investim edhe po rashë nga Superliga, nuk kam vdekur. Do e shikoj si biznes!

0
151

Besnik Halilaj, president i Luftëtarit, ka folur pa doreza mbi gjendjen e ekipit në një intervistë për Pressing në ABC News : “Shtatë ndeshje na kanë penalizuar. Kukësi na rreh edhe në 12 të natës, por ja që nuk na rrahu dot në Gjirokastër. Në Lushnjë, shkon gjyqtari jep golin e atyre që nuk ishte, neve nuk na u dha një penallti. Me Laçin na jep gol në të 95-ën, jep penallti që nuk është. Ndeshja me Ballshin, jo se kanë faj ata, por delegati i ndeshjes nuk lejon ndërrimin e lojtarit sepse nuk punon tabela. Pas pak minutash, jepet koha shtesë me gojë.
Vjen delegati, që sot nuk vjen më në Gjirokastër, më thotë mua dil jashtë nga stadiumi. Unë nuk dua të merren personalisht me arbitrat, unë jam marrë me drejtuesit e arbitrave, që e kanë pranuar gabimin. Pas vrasjes, nuk më intereson falja.
Unë nuk kam marrë asnjë lek nga buxheti i Luftëtarit. Keq-menaxhimi nga ana administrative, abuzim në detyrë, nuk mund të pranojmë që për një biletë avioni, një lojtar të na thotë dua 74 mijë euro. Kemi një problem me një klub në Uruguai, për vitet e formimit. Për katër ditë që është regjistruar lojtari, 222 mijë euro është detyrimi për atë klub. Me gjithë kamatat. Tjetra: Për një klub në Greqi, s’ka ardhur asnjë ditë lojtari, 65 mijë euro ia ka njohur klubi detyrimet. Ka ardhur një portier, ka qëndruar vetëm një natë në Gjirokastër. Gjasme u vra të nesërmen, nuk ka bërë një ditë stërvitje, u rikthye brenda ditës në Athinë dhe ka marrë 7500 euro. E kam gjetur Luftëtarin me më shumë se 500 mijë euro borxhe.
Nga Bashkia, është 0 investimi. Në Shqipëri, një Bashki të jep 600 mijë euro se i ka lekët e babit, tjetra të jep zero se i ka të njerkut. Bashkia Gjirokastër nuk më ka dhënë asgjë. Kryetari i Bashkisë më ka pritur mirë, por nuk ka fonde të më japë. Nga fondet publike, klubi i Gjirokastrës zero. Që kur kam ardhur unë këtu, dal dhe me humbje në stadium, duke paguar rojet. Futbolli në Shqipëri është krizë, nuk gjeneron të ardhura. Por unë do t’ia dal, edhe po rashë nga Superliga, nuk kam vdekur. Do e shikoj si biznes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here