Presidenti i Luftëtarit: Dënimi do zhbëhet, nuk ka asnjë alarm , gjetëm marrëveshjen me lojtarin!

0
157

Presidenti i Luftëtarit , Bekim Halilaj , nuk është i shqetësuar pas vendimit të fundit të FIFAs. Ai sqaron se klubi ka gjetur marrëveshjen për detyrimin që ka pasur ndaj brazilianit Marko Aurelio dhe kësisoj merkatoja e bluzinjve do të jetë aktive , në bazë edhe të rregullave të FIFA – s, që parashikon heqjen e dënimit sapo bëhet pagesa .

“Nuk ka asgjë për t ’ u shqetësuar . Klubi ka qenë në dijeni të një çështjeje të vjetër në FIFA në periudhën kur Luftëtari drejtohej nga presidenca e kaluar. Dua të siguroj tifozët gjirokastritë dhe opinionin se kemi arritur një marrëveshje me futbollistin që klubi i ka pasur detyrime të pashlyera .
Kemi qenë në negociata për ta zgjidhur në kohë problemin . Merkatoja e Luftëtarit do të jetë e hapur , prandaj dhe do të afrojmë lojtarët që ne dëshirojmë. Ky është fakt, sepse rregullorja e FIFA – s e përcakton qartë . Nuk kam ikur unë nga trutë që të afroj lojtarë. Kemi mbyllur marrëveshjen me dy të huaj. Atyre që mendojnë se Luftëtari u zhyt , do t ’ u ngrijë buzëqeshja shumë shpejt .
Nëse nuk besoni për këtë që ju them , ju lutem pyesni në FSHF për procedurën , sepse ne e kemi arritur marrëveshjen me lojtarin dhe FIFA do të na japë akses për federime . Unë e di që ka shumë dashakeqës , por do të ndërhyjmë fuqishëm për të arritur synimet ” , deklaroi Halilaj .
Presidenti bluzi sqaron edhe negociatat për rastin që detyroi FIFA- n të dënojë Luftëtarin.

“ Kemi 10 ditë që jemi në kontakt të vazhdueshëm me studion ligjore që përfaqëson lojtarin. Prisnim që të vinte vendimi i formës së prerë dhe arritëm marrëveshjen . Kam shkuar vetë në Qipro bashkë me avokatin dhe kemi takuar përfaqësuesin ligjor të lojtarit . Po mbyllet dokumentacioni që do t ’ i dërgohet FIFA – s , në mënyrë që të mos kemi probleme dhe sistemi i transferimeve të jetë i hapur për afrime . Presim vetëm letrën e konfirmimit nga përfaqësuesi i lojtarit dhe gjithçka është OK .
Është e sigurt se ne mund të bëjmë transferime. Futbollisti ka hapur gjyq që para dy vitesh dhe ka pasur për të marrë dy rroga . Por , ai kishte pretendime për faktin se klubi nuk i kishte paguar biletat e avionit. Kërkonte të na merrte një shumë të madhe parash, por nuk është ashtu .
U gjet marrëveshja dhe sapo të dërgojmë letrën, automatikisht do të hapet sistemi i FIFA – s . Edhe drejtoria juridike në FSHF e ka të qartë situatën, kështu që nuk do të kemi asnjë problem. Ky është realiteti dhe atyre, që ndoshta po gëzojnë tashmë pas këtij lajmi , do t ’ u ngrijë buzëqeshja në buzë ” , përfundoi kreu i klubit gjirokastrit .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here