Presidenti i ri/ Bajram Begaj mesazh publik para votimit : Kush do të jenë shigjetat e busullës sime në këtë detyrë

0
132

Kandidati i PS për President , Bajram Begaj ka publikuar një mesazh publik pak orë para votimit në Kuvend. 

Në mesazhin e tij, Begaj tregon si e priti lajmin se mazhoranca parlamentare kishte vendosur ta paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit.

Ai thotë se respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës së tij në këte detyrë të lartë.

Në mesazh po ashtu tregon se siç parashikon Kushtetuta, sot ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Mesazhi i plotë:

Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se mazhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.

Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.

Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i 

barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.

Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here