Presidenti i ri/ PS arrin dakordësi me opozitën: Më 10 maj nis procesi, raundi i parë i votimit më 16 maj

Procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri do të nisë më 10 maj. Data u arrit në dakordësi mes opozitës dhe maxhorancës, pasi deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër nisjes së raundit të parë të votimit më 10 maj.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ra dakord me Alibeajn dhe propozoi që në datën 10 maj të nisë procesi, ndërsa në datën 16 maj të zhvillohet raundi i parë i votimit. Balla theksoi se deri më 15 maj ora 16:00 është afati për dorëzimin e emrave kandidatë për President pranë Kuvendit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment