Presioni i SHBA dhe BE, Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake

0
162

Të shtunën është vënë re lëvizja e një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës. Kjo lëvizje e trupave ushtarake serbe vjen pasi shqetësimeve që kanë shprehur SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Shkruaj nje koment