Preu pemët frutore, prangoset nga policia

0
446

Prerja e pemëve frutore, ka sjellë arrestimin e një 56 vjecari nga fshati Tolar i rrethit të Përmetit. Safet Spahiu, është prangosur mëngjesin e sotëm, teksa është kapur duke prerë me sëpatë pemë frutorë pronë e një qytetari të Këlcyrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërkohë që policia, arriti t’a prangosë 56 vjecarin sot, duke konstatuar prerjen e pemëve frutore me vlerë gati 30 mijë lekë. Policia e ka gjetur Spahiun teksa priste pemët frutore në orën 07:00 të mëngjesit në vendin e quajtur “Përroi i Tolarit” në fshatin Katundisht. Për këtë, Spahiu është prangosur menjëherë ndërkohë që materialet i kaluan organit të akuzës në Përmet, për veprime të mëtejshme. Nuk dihet nëse veprimi i Spahiut, kishte për qëllim përdorimin e drurëve frutorë për ngrohje, apo si rjedhojë e hakmarrjes personale me pronarin e tyre.

Shkruaj nje koment