Prezantohet buxheti i vitit 2022 per bashkine Gjirokaster

0
32

Eshte zhvilluar mbledhja e fundit e ketij viti e keshillit bashkiak ne Gjirokaster. Ku si rend dite kishte 15 pika perfshire bonusin per familjet ne nevoje , miratimin e buxhetit per vitin 2022, numrin e punonjesve ne bashkine Gjirokaster etj.
Gjate kesaj mbledhjeje u miratua shperblimi per familjet ne nevoje nga fondi i bashkise ,me 3 mije leke per 32 familje.

Per sa i perket numrit te punonjesve ne bashki , kryebashkiaku Flamur Golemi ka cituar se do te jete i njejte dhe nuk do te kete ndryshime ne strukture.
Per sa i perket buxhetit te vitit 2022 do te kete nje rritje buxheti me 8 milion leke te reja vetem per punonjesit e sherbimeve publike duke nisur nga muaji mars 2022.
Ne total buxheti i miratuar eshte 943.725 milione leke
pa perfshire grantet.
Ku ky buxhet pritet te shkoj per sherbime publike ne infrastrukturen rrugore ne fshatin Zhulat konkretisht loti i I por edhe per disa zona problematike, restaurimin e pjesshem per disa shkolla dhe kopeshte ne bashkine Gjirokaster , ngrohja e kinemase se qytetit, ndricim publik, kamera sigurie ne mjedise shkollore, me burim financim grantin e kushtezuar nga pushteti qendror vazhdimin e ujesjellesit te Lazaratit , nga grantet e huaja teatrin Zihni Sako vazhdim , dy kende lojrash nga raiffeisen bank dhe ambasada japoneze blerja e nje mjeti teknologjik dhe 27 kontenier.

Shkruaj nje koment