Primaret ne qarkun Gjirokaster

0
136

Qe prej oreve te para tw mengjesit procesi i Primareve ne degen e PD Bashkia Gjirokaster ka nisur normalisht njesoj dhe ne bashkite e tjera te qarkut. Ne kutite e votimit ne seline e PD Gjirokaster jane thirrur te votojne 1800 anetare dhe simpatizante te kesaj force politike. Ne gare per primaret e PD jane Engelejda Mushi, Dorjan Lani dhe Telnis Skuqi.

Ne seline e PD Tepelene, jane thirrur te votojne 220 anetare dhe simpatizante te kesaj force politike me te drejte vote. Ne gare konkurrojne Hysni Kasëmi dhe Baftjar Imeri.

Ne Këlcyrë ne kutite e votimit ne nje prej ambjenteve private ne qytet, jane thirrur te votojne 400 anetare dhe simpatizante te kesaj force politike me te drejte vote. Ku konkurrojne Arjan Kasaj dhe Edmond Nano.

Edhe ne Memaliaj ne kutite e votimit ne nje prej ambjenteve ne qytet, jane thirrur te votojne 600 anetare dhe simpatizante te kesaj force politike. Ne gare jane Albert Malaj dhe Bukurosh Ajdini.

Ne Libohovë ne kutite e votimit ne nje prej ambjenteve private ne qytet, jane thirrur te votojne 500 anetare dhe simpatizante te kesaj force politike me te drejte vote. Konkurron vetem nje kandidat Adil Xhelili.

Shkruaj nje koment