
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në Twitter mbi akizonin ndaj ndërtimeve pa leje. Në mesahzin e tij ai shprehet se edhe në Hagë e në Hënë të shkojnë, ndërtimet pa leje do të prishen.
“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit!Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan,po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!” tha ai.