Pritë me armë në 5 të mëngjesit, kamera fiksoi momentin e vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

0
188

Për policinë dhe prokurorinë e Fierit nuk ka asnjë dyshim që vrasësi i Ahmet Toskës në datën 26 tetor 2020, të mos jetë personi i arrestuar Fatmir Hoxhaj. Pamjet filmike të sekuestruara në vendin e ngjarjes, kanë çuar grupin e hetimit, se autor i vrasjes së Toskës në sy të gruas të tij, Enida Toska, është personi me kombësi shqiptare dhe italiane Fatmir Hoxhaj. Në materialin hetimor të policisë, thuhet se Fatmir Hoxhaj, ka pritur objektivin e tij, qysh prej orës 05:27 të mëngjesit, duke qëndruar në një rrugicë, ku Hoxhaj ka menduar se nuk do shihej nga kalimtarë dhe besonte se aty nuk kishte kamera.
Por ai ka gabuar, pasi një kamera që ka sekuestruar policia në ambientet e banesës së A. B, ka filmuar të gjitha lëvizjet e vrasësit, si dhe momentin e ekzekutimit. Pamjet filmike që tregojnë momentin e vrasjes, policia i ka verifikuar në datën 5 nëntor 2020 në prani të gruas së viktimës, shtetasen Enida Toska, e cila ka konfirmuar se personi që shfaqet në filmim me maskë kirurgjikale dhe një kapuç në kokë, është pikërisht njeriu që qëlloi mbi burrin e saj.
Ahmet Toska, është goditur në sy të gruas së tij me 4 plumba, tre në kokë dhe një në shpatull, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here