Pro hapjes si gjithmonë, por kundër riciklimit pa garë

0
143

Nga Roland Bejko

Është mirë kur ikën se bëhesh interesant.. I mënçur….atvrasës, pra ‘trim’… bëhesh i veçantë se nuk konsumohesh… del nga ‘kopeja’…bëhesh karakter…bëhesh individ i lirë… bëhesh mediatik!

Ikën ca kohë, dy,tre, katër, pesë vjet, merresh me punët e tua. Shton paratë. Kujdesesh për dardhat, ( se ti e di mirë që ato e kanë bishtin prapa). Udhëton me kroçere. Bën projekte. Fiton para. Bën flirte me kundërshtarin. Sillesh si i moderuar. S’ke ngarkesa. Kritikon dhe shan ish-kampin tënd. Del në Tv. Përqesh dhe ju nxjerr gjuhën kur ata ndeshen e përleshen për kauzën e tyre me ‘mikun’ tënd të ri.

Bën statuse në Twitter, ose Instagram (jo në facbook se është për masën, ti je elitë, i përzgjedhur), flet në tv dhe thua se ata ditëzinjtë e kanë gabim. Po të ishe ti do ta bëje ndryshe, më mirë, pasi aty kanë mbetur ata që s’dinë, që s’bëhen se ju mungon ‘fibra politike, (fjalë magjike, asgjësuese), madie akuzon se ata bëjnë thjesht lojën e atij që ‘luftojnë’, të atij që ti në fakt e bërë mik, e shkëmben batuta mbrëmjeve pas aksionit ‘të atyre’ në Whatsapp…

E kështu pra, vazhdon ritualin për disa vite me radhë, duke parë, duke sharë e dike ngarë renxhin a mercedezin që e bleve me lekët që bëre nga pushteti i herës së kaluar kur ishe deputet a ministër pasi kishe ik më parë që kishe qenë deputet a ministër e kishe sharë nja 8 vjet të tjera ata që të kishin bërë të tillë, por që u ktheve si ‘interesant dhe i moderuar që ishe’ me kushtin e vetëm, e stekën në majë, për jo më pak se deputet dhe ministër, ashtu siç po kthehesh sërish, pra.

E kupton kur të vjen koha. Sërish. Në fillim të vijnë mesazherët, pasi je kujdesur vet duke u dërguar mesazh ‘atyre’ që të të dërgojnë mesazherë se ti nuk do, por po të negociohet, eh, ti edhe mund të duash sepse në të vërtetë ti do të kthehesh se erdhi… erdhi pushteti ! Dhe ti nuk ri dot pa pushtet, lere seç hiqesh.

Ti e di, vjen një kohë dhe partitë kanë nevojë për hapjen. Kanë nevojë për të gjithë.

Ajo që nuk kuptoj unë është se pse janë mbyllur më parë, po nejse, temë tjetër kjo.

Dhe pasi lutesh nga ‘ndërmjetësi’ ti thua; ‘Ok, po kthehem, por kam disa kushte Kryetar:

1. Dua garanci që do jem deputet i pari në listë si fillim dhe nëse fitojmë pushtetin ministër.

2. Të më qërosh nga lista të gjithë ata që bëjnë si të parë pas largimit tonë, që më kanë ‘sharë’ gjatë këtyre viteve meqë unë nuk kam qenë me të drejtë në aksionet tuaja kohë humbura e më janë sjellë në fcb si gjel provincash majë plehut.

3. Të mi qërosh nga listat për deputetë e ti kalosh në plan të dytë se opozitarizmi i ka konsumuar, nuk shihen me sy. Të jenë aty në plan të dytë, pi mos i hiq fare se na duhen në fushatë.

4. Zyra e shtypit të më programojë një axhendë mediatike deri në zgjedhje mua dhe çunave të mi. Marrim përsipër të bëjmë programin dhe ekipin.

Dakord? U tha, u bë. Toke !

E kështu, kështu… të tilla gjëra ‘heronjsh’ dhe mesish, djem e vajza plan prishës që pasi zbritën bronxato nga krocieret e verës janë gati të ‘sakrifikojnë’ të bëhen edhe njëherë ministra e deputetë për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kthehen të zhvendosin ata që me sakrifica të mëdha mezi rindërtuan atë që shkatërruan ‘mesitë’ para se të iknin. Është fiks koha, është momenti. Sepse në horizont po shfaqet pushteti.

Rama sipas tyre është i zgjut, rrufjan, qytetar, po e qelbi fare së fundmi. E teproi duke i marrë gjithë paratë dhe pushtetet për vete. Nuk na dëgjoi, dihej të ndahej nga gjushët.Duhet të ish sjellë ndryshe, po se bëri…

E kështu, këështuuu…

Kur do çlirohet lidershipi i PD nga ky lloj kompleksi inferioriteti?! Nga kjo sindromë e keqe shkatërruese që vret meritokracinë dhe prish rregullin?!

Hapje?!

Poo siç kam qenë kundër largimeve.

Bashkëpunim?

Poo .

Meritokraci?

Pooo.

Garë e brendshme, jo emërim ?

Poooooo.

Riciklim me përcaktim?

Jooooooo!

Riciklim me votë?

Poooo.

Secili atë që meriton. Të gjithë janë të nevojshëm askush nuk është i domosdoshëm!

Boll më me këto skema të vjetra turistësh, lojtarësh e përfituesish politikë. 30 vjet janë shumë që të kalojë miu shumë herë në të njëjtin vend. Politika shqiptare ka nevojë më shumë.

Për qarkullim elitash, gjenerime të reja, dhe jo riciklime të reja të materialeve të vjetra.

Nuk ka më ‘budallenj’ dhe naivë tani. Ka ikur ajo kohë kur ‘magjepseshim’ nga ‘çunat’ trendy të politikës. 30 vjet janë shumë për shqiptarët që të riciklohet e njëjta elitë pa garë, me përzgjedhje nominale.

Janë shumë që të punojë ‘qorri’ e të përfitojë ‘horri’ Kjo u është neveritur shqiptarëve. Prandaj ata e refuzojnë politikën dhe i rinë larg asaj. Etj, etj po të doni.

Pse riciklime?

Ka mungesa? Nuk u zëvendësuan dot gjatë këtyre viteve?!

I kujt është faji?

Le ta shikojmë kështu nëse do të duhet..

Besoj se u kuptuam. Faleminderit.

PS. Në kuptimin e saj të parë fjala riciklim do të thotë tu japë formë dhe përmbajtje të re materialeve të mbetura që ndotin mjedisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here