Problem depolitizimi dhe paanshmëria, OSBE rekomandon vendosjen e një Misioni Vëzhgues më 14 maj

0
33

OSBE/ODIHR ka përgatitur një raport vlerësimi për Shqipërinë duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit, situata politike në vend e deri te regjistrimi i votuesve dhe transparenca në media.

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, OSBE thekson se kuadri ligjor për zgjedhjet i cili u ndryshua në vitin 2020, u bë duke adresuar pjesërisht rekomandimet e dhëna nga OSBE. Ndër to, raporti nënvizon se pushteti ka adresuar shumë pak rekomandimet për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

“Ndër të tjera, u bënë ndryshime në strukturën e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), procedurat për identifikimin e zgjedhësve në ditën e zgjedhjeve, kandidat emërimi, rregullat e fushatës dhe financimi i fushatës. Megjithatë, shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR mbeten të pa adresuara, përfshirë ato që kanë të bëjnë me depolitizimin e niveleve më të ulëta komisionet zgjedhore, të drejtat e votës së personave me aftësi të kufizuara intelektuale ose psikosociale, përgjegjësi penale për shpifje dhe të drejta të barabarta të vëzhguesve të zgjedhjeve partiake dhe qytetare”, thuhet në raport.

Shkruaj nje koment