Problematikat e personave PAK/ Mjekja Koko: Stop barrierave në rrugë

0
179

Mjekja e njohur gjirokastrite Vjollca Koko dhe njëkohësisht kryetare e shoqatës së Invalidëve Para & Tetraplegjikë, dega Gjirokastër ka ngritur sërish zërin për vështirësitë me të cilat përballet ky komunitet.

Ajo pohon se pavarësisht rikonstruktimeve që u janë nënshtruar rrugët e bashkive të qarkut Gjirokastër, askush nuk ka menduar për zbatimin e ligjit që lejon shfrytëzimin e hapësirave publike nga ana e personave me aftësi të kufizuar.

Lexoni të plotë reagimin e saj

“AKSESUESHMËRIA PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE DHE INFRASTRUKTURËN INSTITUCIONALE” është tematika e planveprimit të shoqatës së Invalidëve Para & Tetraplegjikë, dega Gjirokastër, për vitin 2018.

Kemi identifikuar rrugë të rikonstruktuara pa standarte përgjatë viteve të fundit, nëpër Bashkitë e Rajonit Gjirokastër.
Të gjitha godinat institucionale mbeten të paaksesueshme edhe pas rikostruktimeve të bëra në ndonjërën prej tyre.
Takimin e parë per 2018, për këtë problematikë që na shqetëson shumë, e organizuam me Prefektin e Qarkut Gjirokastër, Z. Astrit Aliaj, dt 16 Mars 2018.
Morëm mbështetjen maksimale të Prefektit dhe të institucionit që ai përfaqëson për të gjetur dhe krijuar mundësi takimi, konsultimi, me të gjithë faktorët vendorë që janë përgjegjës për projektimet dhe zbatimet e projekteve në Rajonin Gjirokastër.
Sot u vumë ne dijeni me kerkesën që Z. Astrit Aliaj u ka dërguar të gjitha Bashkive në datën 21/03/ 2018 duke kërkuar prej tyre riparimet në infrastrukturën ekzistuese përshtatur kërkesave për qarkullimin e p.a.k. Respektimin e rregullores që lejon shfrytëzimin e hapësirave publike nga ana e p.a.k VKM 1503/2008 në projektet e reja që do të planifikohen dhe projektohen, zbatohen në vazhdimësi.
Falenderojmë Z. Astrit Aliaj për vëmendjen që tregon ndaj problematikës së p.a.k dhe shpresojmë shumë në vazhdimesinë e bashkëpunimit për të arritur ta bëjmë Qarkun Gjirokastër të arritshëm nga ana e p.a.k e të gjitha paaftësive.
Nëse arrihet kjo, Qarku Gjirokastër do të jetë më i bukur.
Po ju bashkangjitim pamje prej disa barrierrave te indentifikuara në rrugët e rikonstruktuara në Bashkitë e Rajonit Gjirokastër, të cilave duam t’u themi, STOPP!!! – përfundon reagimi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here