Problemet e apikulturës në Gjirokastër

0
60

Bletërritësit në Gjirokastër kanë kaluar një sezon aspak të mirë për sa i përket prodhimit të mjaltit . Sipas ekspertëve pesticidet në bujqësi po e dëmtojnë shumë bletën duke e larguar këtë të fundit nga vendi për në kullota të sigurta . Një pjesë e bletëve gjenden në kullotat që janë në afërsi të kufirit grek.Pasi largohen nga kosheret ,bletët “udhëtojnë ” drejt hapësirave ku kanë më shumë mundësi për tu “ushqyer”.Një pjesë e bletëve herë pas here helmohen nga pesticidet që janë përdorur nga fermerët duke i sjellë bletërritësit dëme të konsiderueshme.

Problem serioz për bletërritësit mbetet edhe mungesa e tregut .Qindra kuintalë mjalt mbeten pa shitur cdo vit .Ndërsa shqetësuese është dhe konkurrenca e pandershme që i bllokon këta të fundit.Mjalti industrial që tregtohet kudo konkurron haptazi mjaltin bio por për njerëzit jo të gjithë arrijnë ta dallojnë mjaltin pa hile nga ai me hile.Disa “gënjehen” nga cmimi dhe disa nga reklama fallco që i bëhet produktit që mund të mos jetë fare cilësor.

Kushtet e pafavorshme të motit apo situata e zjarreve sidomos gjatë verës ndikon ndjeshëm tek rritja dhe shumimi i bletës por fenomeni i zjarreve ndodhë cdo vit duke shkaktuar dëme tek kullotat dhe më pas tek bletët.

Sic do gjallesë tjetër edhe bleta rrezikohet nga disa sëmundje të cilat mund ta prekin ,shqetësues është fakti që në qytet nuk ka preparate për ta ndihmuar këtë të fundit.

Mungesa e subvencioneve nga ana e shtetit i “ndrydh” bletërritësit të zhvillojnë apikulturën për shkak të shpenzimeve të mëdha që duhen bërë për ti shërbyer bletës.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës mbarështohen rreth 6000 koshere bletësh. Disa prej bletërritësve për shkak të ekonomisë vetjake kanë zgjedhur të heqin dorë nga ky profesion duke i shitur kosheret ndërsa të tjerë mundohen cdo ditë për tia dalë mbanë me gjithë vështirësit që bleta ka.

Shkruaj nje koment