Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2020, në nivelin prej 1% të PBB-së ose 18 miliard lekë, do të shtohen edhe fondet prej 7,6 miliard lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja të transferuara në njësitë e vetëqeverisjes vendore në bazë të ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në total, në vitin 2020, transferta e pakushtëzuar do të jetë 25.6 miliard lekë.
Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore në vitin 2020 do të jenë 26.9 miliardë lekë ose 18.2 përqind më të larta se në vitin 2019. Nga transfertat e pakushtëzuara sektoriale për bashkitë në 2020 ndarja është e tillë : Për bashkinë Gjirokastër ,transferta e pakushtëzuar e përgjithshme është 210,664,për transfertat sektoriale konviktet e arsimit parauniversitar 18,070,arsimi parashkollor ndarë në formulë për personelin mësimor 75,372,për stafin mbështetës 23,301,arsimi parauniversitar,5969.Ndërsa mbrojtja nga zjarri 28,584,administrimi i pyjeve 6412,rrugët 7639,ujitja 9230 ,në total 385,141 mijë lekë për Gjirokastrën .