Projekti utopik i bashkisë Gjirokastër për liqenin e Viroit , ja çfarë pritet të ndodhë me të

0
213

Pika turistike e Viroit , prej vitesh vizitohet nga shumë turistë të huaj apo vendas që zgjedhin të kalojnë pak kohë në Gjirokastër. Megjithë bukurinë e tij liqeni i Viroit gjatë muajve të verës atëherë kur dhe fluksi i turistëve është më i madh , thahet dhe i ngjan më së shumti një kënete ku qëndrimi në të bëhet i pamundur . E meqë vera po vjen bashkia e Gjirokastrës ka vendosur të ndërhyjë duke pastruar liqenin nga bimësia. Por veç kësaj bashkia e Gjirokastrës ka plane akoma “më të mëdha” për këtë të fundit.
Sipas kryebashkiakut pastrimi i liqenit, shpresohet ti japë jetë shumë aktiviteteve sportive të ujit , pas premtimit se dhe aeroporti i Gjirokastrës do të shërbente për aktivitete të tilla gjë që duket se është lënë në hije.
Pas pastrimit në vijim është menduar të vendosen portat bllokuese të ujit për ta bërë më të gjatë ciklin e këtij liqeni në mënyrë që gjatë verës mos thahet. Krahas burimit ujor të Skotinisë që e furnizon liqenin nëpërmjet Mëmës të kthejnë një degëzim të lumit të Kardhiqit për ta pasur me ujë 12 muaj. Sigurisht që një gjë e tillë e cila është thënë e stërthënë prej vitesh nga shumë kryetarë bashkie asnjëherë nuk është realizuar, fakt është në kushtet në të cilat ndodhet ky park kërkon investim kapital , aq më tepër një projekt i tillë.
Liqeni i Viroit me sipërfaqe 17,5 ha është shpallur monument natyre që prej vitit 1982.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here