Projekti i rrugës Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria gënjeu dhe shkeli ligjin

0
121

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat për të folur për përplasjen e fundit me maxhorancën socialiste, kësaj here për projektin e rrugës Vlorë- Orikum.

Teksa iu referua deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ‘presidenti nuk jep autorizim për negociata me Fondin saudit për marrëveshjen e huas’, Kreu i Shtetit nxori korrespodencën me Ministrinë e Financave për këtë çështje, ku ndër të tjera pranohej se nuk kishte pasur negociata, gjë që sipas Presidentit është shkelje e Kushtetutës dhe e ligjit.

Në një konferencë për shtyp këtë të martë, Presidenti Meta reagoi duke akuzuar se qeveria ka synuar të transferojë huanë nga projekti për lumin e Vlorës në atë të Vlorë-Orikum.

“Kuvendi, në datën 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen me Fondin Saudit për financimin e rrugës Lumi i Vlorës. Presidenti e mirëpriti këtë iniciativë dhe shpalli dekretin brenda dy ditësh. Kuvendi, po kështu, më 21 shtator 2020, i ka përcjellë presidentit ligjin për denoncimin e marrëveshjen, ky ligj është miratuar në 17 shtator 2020. Presidenti e shpalli këtë ligj më 22 shtator, por pse e shpalli këtë ligj presidenti? Rezultonte se qeveria, me shkresën e saj, të datës 21 shkurt, i kishte kërkuar Fondit zgjidhjen e marrëveshjes. Fondi Saudit i kthen përgjigje, duke i cituar, pranojmë të zgjidhim marrëveshjen e huasë. Në këtë mënyrë marrëveshja ndërpritet. Është e qartë që Fondi Saudit ka pranuar propozimin e marrëveshjes për të hequr këtë financim. Kjo ndërprerje për financimin e Lumit të Vlorës është bërë me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe jo të palës tjetër”.

“Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, përfaqësues të qeverisë gënjyen në Kuvend se do të vijonin projektin me fonde të buxhetit. Vetëm 7 ditë më vonë, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit për marrëveshje huaje për rrugën Vlorë-Orikum. Si rezultat i shqyrtimit të kësaj praktike rezultoi se, jo vetëm kërkohej autorizimi, jo vetëm Këshilli i Ministrave kaloi fazën e negocimit, por përfaqësues të qeverisë kanë gënjyer duke thënë se do të vazhdojë projekti i Lumit të Vlorës. Ata synuan që huanë ta transferonin për një tjetër projekt”, tha Meta.

Meta theksoi se duket qartë që ose janë kryer negociata të dyshimta në kundërshtim me Kushtetutën, ose nuk janë kryer fare negociata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here