PROJEKTI “SALIMETA/J” DHE SFIDA E PD- SË

0
259

Nga Nebil Çika

Qëllimi i Berishës dhe enturazit të tij politiko – financiar nuk ka qenë kurrë bashkimi por sundimi ose asgjësimi i PD. Projekti “Salimeta/j “, përndryshe bashkimi i dy grupimeve politike familjare në Partinë e Lirisë . Berisha e di që e ka të pa mundur të regjistrojë kandidatët e tij në siglën e PD dhe me siguri do ti regjistrojë ata në siglën e PL të I.M që qartësisht është një projekt i përbashkët i tyre ! Në hall të madh, njëri prej “non grata” amerikane dhe tjetri prej hapjes së dosjeve të Sigurimit nuk kanë rrugë tjetër përveç se të jenë bashkë pra “skuadrës politike e elektorale të pushkatimit “.
Në këtë akt politik “kamikaz”, Berisha është përpjekur të marrë zvarrë sa më shumë njerëz nga PD duke përdorur metoda e mjete të pa ndershme, nga dosjet e sigurimit e të korrupsionit tek joshjet për pushtet por me sa duket nuk ka munduar ta marrë zvarrë të gjithën .

Ky vendim, i vonuar por i duhur, i Grupit Parlamentar të PD, është de facto e de jure ndarje përfundimtare me të shkuarën që do ti jap mundësi atyre të organizohen politikisht si një alternative politike ndryshe nga PD e drejtuar nga Berisha ,një diferencë politike qe elektorati i djathtë dhe jo vetëm ka kohë që po e pret .
Mendoj se vetëm bashkimi me I.M i Berishës është i mjaftueshëm
për të justifikuar këtë qëndrim të PD ndaj Foltores.
Koalicioni “Salimeta/j” është një ndërmarrje e korruptuar jo vetëm politikisht. IM ishte pjesë e koalicionit të prillit 2013 Rama – Meta nën bekimin e ish presidentit Serb Boris Tadiç që u konsiderua nga vetë e majta si ” aleanca e qelbësirave “dhe nga Berisha si “tradhti kombëtare” ! Tani, një pyetje kam për ndërmarrjen e re “Salimeta/j ” :
Çfarë është sot një aleancë me gjysmën e “aleancës së qelbësirave” apo gjysmën e aleancës së “tradhtisë kombëtare”, në atë kohë ?!
Një nga aktet politike për të cilën PD është ndëshkuar nga elektorati më rëndë në historinë e sajë ka qenë koalicioni me LSI e I.M në 2009 .
Kjo aleancë kulmoi me vrasjen në sulmin ndaj kryeministrisë të Edi Ramës të katër protestuesve që pavarësisht qëllimeve për të marrë pushtetin përdori si motiv “bllokun e zi të korrupsionit” të Ilir Metës” .

Refuzimi i Berishës për të dorëzuar I.M pra drejtësisë solli , vrasjet e pa nevojshme dhe pastaj ndëshkimin me 1 milionë vota kundër të PD në 2013, humbje historike që PD nuk e pati as në 1997.
Meta e ka justifikuar veten për këtë “sakrificë të përgjakshme të Berishës për të ,duke deklaruar në Kuvend se e kishte dhënë një herë dorëheqjen për djalin e BerIshës dhe nuk ishte i gatshëm ta bënte më ” ,duke i thënë opinionit publik që 4 të vrarët në bulevard ishin për arsye personale e familjare, jo parimore e politike.
Tani, pas gjithë këtyre zhvillimeve i bie që Meta është bërë pjesë e aleancës së qelbësirave dhe tradhtisë kombëtare në 2013 edhe me bekimin e Berishës si garant i mbrojtjes së interesave të tij në opozitë .

Ky nuk është opinion por një deklarim publik i deputetit të PD atëherë dhe tani Dashnor Sula ,i cili tha para disa ditësh në TV se :”në 2913 pushtet i ndërrua me marrëveshje e cila garantonte që ish qeveria e Berishës të mos prekej nga qeveria Rama- Meta ” dhe garanti për këtë me sa duket ka qenë I.M .

Në përplasjen e zgjedhjeve të 2017 midis Bashës dhe Metës ky i fundit deklaronte nga “Hotel Rogner” në Tiranë : “Un e mbaj fjalën dhe Doktori e di shumë mirë këtë “.
Unë në një shkrimin tim ,atëherë ,bëra pyetjen normale që mund ta bënte çdo qytetar i këtij vendi : Çfarë fjalë, marrëveshje kanë Meta me Berishën qe doktori e di , për çfarë betohet se e mban fjalën I.M.?!
Atëherë nuk mora dot një përgjigje por besoj se tani përgjigje është e qartë për të gjithë . Marrëveshja e tyre është “të mbajnë njëri tjetrin në të në të mirë e të keqe ”
, pikërisht kjo që po ndodh tani me ta.
Çështja është se kush fiton nga kjo aleancë familjare me gjysmë e “qelbësirave dhe tradhtarëve kombëtarë” ?! Fitojnë demokratët ,fitojnë shqiptarët?!
Ma do mendja që jo, se e kanë dhënë një herë verdiktin kundër tyre në 2013 .
Po ti shtosh kësaj edhe hallin e tyre aktual të tyre,” non gratën ” amerikane të doktorit dhe akuzat për spiun të sigurimit të I.M situata për ta është bërë shumë më rëndë.
Në këto kushte aleanca “Salimeta/j” nuk është zgjidhje as për shqiptarët e as për demokratët por mundësua vetme e Ramës për të mbijetuar në pushtet.

Duhet me pa tjetër një forcë një strukturë politike ndryshe, e patër moralisht dhe e qartë politikisht dhe e besueshme elektoralisht, një alternative e re politike për shqiptarët në tërësi dhe të djathtët në veçanti. PD , zyrtare e ka të gjithë mundësinë të bëhet një e tillë . Ky vendim për shkëputje përfundimtare me Berishën dhe ndërmarrjen e tij politike është i duhuri por nuk mjafton.
Ata duhet të organizohen politikisht si parti politike .
Të bëjnë shkëputjen me të shkuarën historike të PD të drejtuar nga Berisha dhe filozofia e praktika tij komuniste që mbizotëroi edhe kur PD e drejtonte formalisht Basha se realisht edhe atëherë Berisha vendoste .

Është në dorën e tyre të ndërtojnë një PD ndryshe të përputhet me linjën e djathtë antikomuniste ,me filozofinë e qendrës së djathtë pjese e të cilës janë si anëtar të PPE.
Kanë disa përparësi që në se do të mund ti shfrytëzojnë mirë do kenë sukses. Përkrahja ndërkombëtare, morali politik të drejtuesve aktual, ndaj të cilëve as Rama e as Berisha nuk kanë mundur të artikulojnë dot një akuzë për korrupsion e abuzim me pushtetin por të përfituesve të tjerë politikë që do të zgjedhin duke ruajtur standardin janë mundësi që nuk duhen humbur e as shpërdoruar.

Pretendimi që ata nuk kanë përkrahje elektorale nuk është korrekt . Zgjedhjet e pjesshme lokale të qershorit me të cilat merren si kampionë nuk ishin test.
Shumica e demokratëve dhe qytetarëve e dinin që të dy palët e opozitës nuk kishin shans të fitonin dhe nuk morën pjesë në zgjedhje. Nuk kishte asnjë interes për ta ndryshimi i 6 kryetarëve të bashkive për 1 vit . Rezultati ishte rrjedhojë e luftës brenda llojit me shumë se i një garë normale elektorale .
PD zyrtare nuk bëri fushatë të fortë dhe nuk u përpoq të bënte ndonjë diferencë nga Berisha dhe me Bashën në krye të akuzuar për disa humbje rresht e kishte të pa munduar ta bënte këtë.
Kjo gjë solli skepticizëm tek elektorati dhe d majti atë në distancë.
Por që atëherë gjerat kanë ndryshuar shumë, zhgënjimet ndaj Berishës edhe brenda Foltores së tij janë shtuar për arsye që priteshin si mungesa e demokracisë etje. Tani të gjithë e dinë që Berisha nuk i do e as i bën dot zgjedhjet e lira e të ndershme edhe në strukturën e tij politike.

Mos votimin në Kuvend i ligjit për sigurimin i shtetit, kauzës historike të së djathtës antikomuniste shqiptare është një goditje e madhe për të por edhe një fitore për PD që e votoi atë.

Por siç duket PD, pas Berishës dhe Bashës, është në provë. në vëzhgim si të elektoratit ashtu edhe të ndërkombëtarëve. “Të djegur nga qulli ata po i fryjnë kosit” dhe presin prova, akte politike reale, të forta e të qarta që këta do të mund të jenë ndryshe nga “këneta” e deritanishme politike shqiptare. Janë të shumtë shqiptar qe e presin këtë por me të drejtë janë skeptikë pasi janë zhgënjyer disa herë në këto 32 vjet. Është shumë e thjeshtë, në fillim për ta kuptuar e më pas për ta bërë atë që kërkon elektorati : Një parti politike të sinqertë jo një hile politike siç ka funksionuar deri tani PD dhe partitë e tjera politike në Shqipëri .

E bëjnë dot?!

Kjo ngelet për tu parë por mendoj se e kanë të mundur vetëm po e konceptuan dot si moment e mision historik e jo thjesht si vazhdimësi politike e interesa personale apo kolektive pushteti. Shumica e shqiptarëve dhe faktori ndërkombëtar i kanë sytë e veshët tek ta !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here