Prokuroria ngre akuzën “shpërdorim detyre” ndaj dy zyrtarëve të Bashkisë Gjirokastër

0
147

Prokuroria ka nisur një procedim penal për shpërdorim detyrë për dy zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër për pallatin 5-katësh në lagjen “Punëtori” që rrezikon të shembet dhe të lërë në qiell të hapur 15 familje.
Zyrtarët e paditur janë Vullnet Tola, përgjegjës i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) dhe Aleksandër Pesha inxhinier në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës. Akuza që rëndon ndaj zyrtarëve të bashkisë është shpërdorim detyre pasi kanë qenë pasivë rreth punimeve të njëanshme që ka ndërmarrë Marjeta Kurkari, pronarja e një objekti dykatësh disa metra poshtë pallatit 6 katësh.
Gërmimet e kryera në thellësi të këtij objekti me mjete të rënda që nuk parashikoheshin në informacionin që Kurkari kishte depozituar në Bashkinë e Gjirokastrës, dyshohet të jenë shkaku për çarjen e tokës dhe për rrjedhojë plasaritjen e mureve të pallatit, duke e bërë atë në gjendje të pabanueshme për shkak të rrezikut të shembjes.
Burime nga organi i akuzës në Gjirokastër, kanë bërë të ditur për Jugunews.net se gama e hetimeve pritet të shtrihet akoma dhe më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here