Promovohet libri“Prefektura e Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore (7 prill 1939-29 nëntor 1944)

0
152

Në kuadër të festave të nëntorit është zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremonia e promovimit të librit “Prefektura e Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore (7 prill 1939-29 nëntor 1944)” në ambientet e hotel “Çajupi”.
Në ceremoninë e promovimit të këtij libri ishin të pranishëm Prefekti Astrit Aliaj,kryetarja e këshillit të qarkut Lindita Rova ,rektori i universitetit Eqrem Cabej Bektash Mema,historianë studiues e intelektualë që kontribuan me punimet e tyre shkencore si dhe të ftuar të tjerë. Ky libër vjen në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Atdheut, si botim i institucionit të Prefektit të qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër. Në përmbajtjen e librit përfshihen një sërë kumtesash me larmi tematike, materiale të ilustruara me dokumente arkivore të përgatitura nga personalitete të fushës së historisë.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj shprehu vlerësimet e tij ku ndër të tjera, Prefekti i qarkut theksoi se libri është një risi në evidentimin dhe në krijimin e fondit historik të Prefekturës së Gjirokastër duke respektuar të gjithë dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.
Botimi i këtij libri është një kontribut i madh për fondin e historisë sonë kombëtare për periudhën e LANÇ- it dhe një vlerë e shtuar në ndërgjegjen e çdo shqiptari, i cili krenohet me historinë e Kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here