Propaganda/ Krifca: 600 milionë lekë mbështetje direkte për blegtorët dhe bletarët për vitin 2021

0
147

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, zhvilloi një takim me fermerë, me të cilët ndau edhe lajmin nga mbledhja e fundit e qeverisë, për miratimin e aktit normativ për rritjen e fondit të mbështetjes direkte për fermerët, për vitin 2021.

“Pas dëgjesave dhe diskutimeve të përbashkëta me fermerët gjatë javëve të fundit, si dhe pas vlerësimit të mundësive që na japin fondet buxhetore për t’ju përgjigjur nevojave tuaja, në mbledhjen e fundit të qeverisë mundëm të miratojmë rritjen e fondit të mbështetjes direkte për vitin 2021.”, tha Krifca në fjalën e saj me fermerët.

Krifca komunikoi se janë rialokuar fondet e pashfrytëzuara të këtij viti dhe do të përdoren tërësisht në shërbimin e fermerëve si pagesë direkte. Ministrja tha se me anë të aktit normativ në mbledhjen e fundit të qeverisë, është rritur me 600 milionë lekë fondi për pagesat direkte për fermerët, për vitin 2021.

Krifca në fjalën e saj shtoi se, ky fond do të disbursohet menjëherë dhe do të mbeshtesë 3,500 fermerë të tjerë, plus atyre 3000 që kanë përfituar gjatë këtij viti, me pagesa direkte në ferma blegtorale dhe në bletari. Ministrja tha se më ekzaktësisht janë 2200 blegtorë dhe 1331 bletarë ata të cilët do të përfitojnë direkt.

“Më lejoni t’ju garantoj se, jemi maksimalisht të angazhuar për t’ju përgjigjur kërkesave dhe nevojave tuaja. Me këtë frymë, për tu gjendur pranë jush në çdo hap, po ndërtojmë dhe mekanizmin e mbështetjes në buxhetin e vitit 2022.”, vijoi Krifca.

Por tek sa ministrja bën show me bujqësin , fermerët kudo në Shqipëri shprehen se nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë lekë duke rënduar ekonominë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here