Protesta anti-Covid në Otava, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

0
159

Kryetari i bashkisë së Otavës, Jim Watson, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave kundër kufizimeve anti-Covid që kanë çuar në paralizimin e kryeqytetit, me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

Kryebashkiaku pranoi se situata është jashtë kontrollit. Ndërkohë, një numër demonstruesish shumë më të madh sipas tij përbën kërcënim për sigurinë e banorëve.

“Situata tani është krejtësisht jashtë kontrollit sepse janë demonstruesit ata që bëjnë ligjin”, pranoi kryetari i bashkisë. Ne po e humbim betejën… duhet të rimarrim qytetin tonë”, shtoi ai, duke gjykuar sjelljen e turmës si “të papranueshme”.

Protestuesit kanë premtuar se do të vazhdojnë manifestimin deri në heqjen e masave kundër Covid. Në një takim urgjent, shefi i policisë së Otavës, Peter Sloly, denoncoi se nuk kishte mjete të mjaftueshme për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti “gjendje rrethimi” dhe kërkoi “burime shtesë”. Rreth 250 agjentë të Xhandarmërisë Mbretërore, forcë policore federale, po mbërrijnë.

Protesta, e shkaktuar nga kamionistët kundër kërkesës për vaksina për ata që kalojnë kufirin me SHBA, përfshin qytete të tjera kanadeze, si Toronto dhe Quebec.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here