Protesta e kontrollorëve në Rinas/ Rama “del nga shinat” kërcënon punonjësit : Ndërprisni grevën, frymëzoheni nga Meta e Berisha

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e kontrollorëve ajrorë të Rinasit, për shkak të së cilës janë bllokuar edhe fluturimet në këtë aeroport. Në një postim në mediat sociale, kryeministri e cilëson protestën e kontrollorëve një sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza”, sabotim i cili sipas tij nuk do të tolerohet.

Frymëzuesit e asaj që kreu i qeverisë e cilëson si lëvizje të çartur, janë sipas tij Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Ramës, këta të fundit duan mbylljen e aeroportit që në vend të mos vijnë vaksinat.

Gjithashtu, Rama thekson se organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Të tjerët, shton Rama, ” o me shtetin, ose me antishtetin për një proces penal për cënimin e sigurisë kombëtare.

REAGIMI

“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!
Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”

Në një konferencë për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë i quajti veprimet e kontrollorëve të paprecendtë ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një grusht shteti nga opozita.

“E gjithë kjo është një organizim i mirfilltë politik në një kohë fushate. Sot në Rinas nuk do të vijnë dot vaksinat, që do të vinin pasdite për të vaksinuar shqiptarët.” 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment