Protesta e sotme, ngrihen postblloqe të shumta në akset kryesore në vend

0
220

Protesta e paralajmëruar ditën e sotme ka nxjerrë në rrugë forca të shumta policie në akset kryesore në vend. Ngritja e postbllokeve në pikat kyçe ka për qëllim kontrollin dhe bllokimin e personave që mund të hyjnë nga zonat e gjelbërta në ato të kuqe pasi situata e Covid-19 vazhdon por gjithashtu dhe të elementëve të dyshuar që mund të shkaktojnë trazira gjatë protestës.
Dhjetëra qytetarë me mjetet e tyre janë bllokuar në postbllokun e rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, që prej ditës së djeshme dhe nuk lejohen të futen në Tiranë.
Policia ka vendosur postbllok në këtë aks rrugor me synimin që të shmangeshin grumbullimet në protestën e djeshme.
Postblloqe të shumta janë ngritur edhe në qytetet veriore por edhe në jug të vendit, konkretisht në Gjirokastër-Tepelenë e Këlcyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here