Protesta në Divjakë, procedohet Salianji dhe zyrtarë të PD-së lokale

Nga Vladimir Muçaj/

Policia nuk ndalet!

Organizuan grumbullime të paligjshme sipas policisë në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, procedohen penalisht 6 shtetas, ndërmjet tyre 3 organizatorët e takimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit: Ervin Salianji, 32 vjeç, banues në Tiranë, ish deputet i Partisë Demokratike;Marjus Seitaj, 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike, J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment