Protesta në Shkodër/ Nën hetim Voltana Ademi dhe 45 protestues të tjerë

0
160

Policia e Shkodrës njofton se për protestën e zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet, ku pati dhunë dhe shkatërrim të disa objekteve janë proceduar 46 persona, mes tyre dhe Voltana Ademi.
Policia njofton se nën akuzë janë dhe dy zjarrfikës të Shkodrës, të cilët sipas policisë kanë shpërdoruar detyrën.
Mes të proceduarve janë dhe 17 minorenë, që për shkak të moshën nuk mund të arrestohet.“ Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’, ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ ”, njofton Policia.
Policia sqaron se janë zbuluar dhe organizatorët e protestës, ku mes të proceduarve ishte dhe Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër.
“Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj proteste, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit V. A., A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here