Protesta, studentët ‘rrethojnë’ sërish Ministrinë e Arsimit

0
132

Fillimi i vitit të ri akademik, shënoi dhe fillimin e protestave nga ana e studentëve, të cilët kërkojnë një mësim të alternuar midis atij online dhe mësimdhënies së auditoreve.

Protesta e cila po zhvillohet përballë Ministrisë së Arsimit, është bërë më e ‘zhurmshme’, pasi është rritur ndjeshëm numri i studentëve pjesëmarrës.

Nën thirrjet “Nuk dorëzohemi” studentët refuzojnë mësimin online dhe kërkojnë minimalisht rikthimin në audtore për praktikat studentore dhe seminarët. Për sa i përket leksioneve studentët lënë të hapur mundësinë për të bërë mësim online, por paraqesin alternativën për zhvillimin e tyre në auditore me numër të vogël studentësh.

Ndërkohë që rreth institucionit i Ministrisë së Arsimit ka pasur një shtim në numër të efektivëve policor në mbikëqyrjen e protestës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here