Protestat e pensioneve paralizojnë Parisin! Sindikatat nuk i dorëzohen Macron

0
178

Punëtorët francez të transportit kanë vazhduar protestat e tyre kundër planit të Qeverisë për të ndryshuar sistemin e pensioneve.

Stacionet e autobusëve në të gjitë kryeqytetin u bllokuan nga protestuesit, që ndodhen  në ditën e 6 të grevave.

Sindikatat franceze bënë thirrje ditën e Martë që punëtorët publikë të skenonin një nga protestat më të mëdha në dekada, me qëllim që të kalohej numri i 800,000 personave që u ngritën javën e kaluar.

Udhëtuesit u përballen me ndërprerje të gjerë të transportit, shkollat kanë qëndruar të mbyllura në Paris, linjat ajrore kanë ndërprerë fluturimet dhe prodhimi i energjisë ka rënë.

Sindikatat nuk tregojnë shenja të dorëzimit, në një betejë që do të përcaktojë presidencën e Emmanuel Macron, që ka premtuar të thjeshtësojë një sistem prej më shumë se 40 plane të pensioneve që ofrojnë një nga përfitimet më bujare në të gjithë botën. Sindikatat i kanë bërë thirrje punëtorëve të hekurudhave, doktorëve, mësuesve dhe punëtorëve të tjerë publik, që të kundërshtojnë Macron përpara se qeveria e tij të prezantojë këto masa gjatë javës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here