Protestat në Paris, humb jetën një 19-vjeçar

0
60

Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në Francë. Autoritet bëjnë me dije se i riu pjesë e protestuese, ra nga çatia e një dyqani gjatë mbrëmjes së djeshme.

I riu u dërgua në Spitalin Universitar të Rouen-it por fatkeqësisht truri i tij kishte vdekur.

Prej 3 ditësh tashmë Parisi po digjet pasi një polic qëlloi një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, të martën e kaluar në Nanterre, në periferi të Parisit. 17-vjeçari Nahel po drejtonte një Mercedes pa patentë nuk është ndalur sipas kërkesës së dy efektivëve.

Pas të shtënës, makina ecën disamera dhe më pas përplaset. Adoleshenti, i quajtur Nahel M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes.

Shkruaj nje koment