Protestë kundër plehrave në Fier, dhjetëra qytetarë bashkohen

0
324

Depozitimi, magazinimi dhe djegija e plehrave në Fier, ka vënë në lëvizje, banorët e këtij qyteti, që të organizohen paraditen e sotme në një tubim proteste para bashkisë. Thirrja në fakt, është bërë një ditë më parë nga gazetari Aulon Kalaja, në rrjetin social Facebook ku njoftonte protestën e qytetarëve fierak në orën 09:00 të ditës së sotme para bashkisë pikërisht me objekt kundërshtimin e vendimit të qeverisë shqiptare, për ngritjen e impiantit të plehrave dhe djegijes së tyre në këtë qytet. Një prej organizatorëve të protestës së sotme në Fier Aulon Kalaja, sjell pamje të tubimit protestues mëngjesin e sotëm para Bashkisë së Fierit ku dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur kësaj thirrjeje. Ndërkaq është paralajmëruar edhe një tubim proteste në orën 11:00 n Kut të Mallakastrës për mbrojtjen e lumit Vjosa pasi parashikohet në të, ndërtimi i një Hidrocentrali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here